Taravari: Frakcioni i Ziadin Selës ka kohë që është afër me BDI-në

Lajme Maqedoni

Në një intervist për Zërine Amerikës, kryetari I ASH-së, Arbe Taravari, ka deklaruar se do të respektojë cdo vendim që do të sjell Gjykata, sepse sipas tij  , janë të sigurt se kanë shumicën në Kongres dhe Kuvdend.

“Fraksioni I Ziadin Selës ka muaj që është shumë e afërt me BDI, pork jo është e drejtë e tyre legjitime që e respektojë”, ka deklaruar Ziadin Sela.

Arben Taravari në intervistë për “Zërin e Amerikës “thotë se pas Kongresit të partisë që e organizoi ai, nuk ka pasur takim me Ziadin Selën. Taravari thotë se partia nuk ka prona, respektivisht që zyrat i kanë me qira, ndërsa thekson se në takimin e fundit që ka pasur me Selën është vendosur që krahu i Selës të shfrytëzojë zyrat e partisë në Shkup, ndërsa krahu i Taravarit t’i shfrytëzojë zyrat në Tetovë.

“Jo, ka pasur një takim më shumë se dy javë më parë ku ne u pamë dhe u përpoqëm edhe një herë të shihnim nëse mundemi, le të themi, t’i “hekurosim” (tejkalojmë) dallimet tona. Kemi dy zyre dhe që të mos ketë konflikt, të mos ketë keqkuptime, kemi vendosur që ata ta përdorin zyrën në Shkup, dhe ne ta përdorim në Tetovë si seli zyrtare të partisë. Mirëpo, partia nuk ka asnjë pronë – këto janë dy zyra me qira që ne i paguajmë dhe nuk kemi çfarë të ndajmë”, tha Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *