Gir: Të mos ketë ndikimet politike dhe financiare në gjyqësor

Lajme Maqedoni

Presim gjyqtarët të jenë rezistues ndaj ndikimeve të jashtme dhe të kryejnë punën në pajtueshmëri me standardet më të larta. Poashtu të përfundojë ndikimi mbi gjyqësorin për shkak të përfitimeve politike ose financiare, tha sot euroambasadori Dejvid Gir në Negotinë.

“Të jemi të qartë, BE-ja ka shumë qëndrim të qartë në lidhje me sundimin e ligjit. Ne presim që sundimi i ligjit të respektohet rreptësisht dhe në këtë kontekst vlerësojmë rolin e gjyqësorit në vendin tuaj. Presim që gjyqësori të punojë në mënyrë profesionale, të veprojë me integritet dhe pavarësi të plotë pa asnjë ndërhyrje të jashtme, qoftë kjo ndërhyrje nga partitë politike apo për hir të ndonjë interesi financiar”, tha sot ambasadori i BE-së Dejvid Gir i cili ishte për vizitë në Negotinë i pyetur për të komentuar deklaratën e ambasadorit holandez Dirk Jan Kop për presionet në drejtësi”.

Për të qenë deri në fund i qartë, theksoi Gir, presim gjyqtarët të jenë rezistent ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe të kryejnë punën e tyre në përputhje me standardet me të larta të punës.

“Dhe gjithashtu BE-ja pret që çdo veprim të ushtrojë ndikim në gjyqësor qoftë për arsye politike, qoftë për ndonjë përfitim financiar do të thotë të përfundojë”, tha euroambasadori.

Gir rikujtoi se BE-ja ka ngritur këtë çështje në mënyrë të përsëritur dhe vazhdimisht.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për Këshillin Gjyqësor Republikan i cili në fakt është në qendër të sistemit gjyqësor në vend. Dhe gjithashtu, nga ana tjetër, shqetësimi jonë nuk i referohet vetëm sjelljes së Këshillit Gjyqësor Republikan, por BE-ja shpreh shqetësim edhe në lidhje me akuzat serioze për ndërhyrje të jashtme politike, qoftë në punën e Këshillit Gjyqësor Republikan apo në gjyqësor, në përgjithësi. Për këtë arsye BE-ja ka angazhuar një mision vlerësues nga pala e BE-së i cili dha rekomandimet për të forcuar rolin e Këshillit Gjyqësor Republikan i cili do të sigurojë që puna e Këshillit Gjyqësor Republikan të jetë e lirë nga çdo përzierje politike dhe ndërhyrje e jashtme”, tha Gir. rq/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *