Mbledhje e Komitetit drejtues të COST – program evropian për bashkëpunim në sfeërn e shkencës dhe teknologjisë

Lajme Maqedoni

Bordi drejtues i COST – program evropian për bashkëpunim në sferën e shkencës dhe teknologjisë sot në Shkup do të mbajë takim, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Ministri Shaqiri dje në MASH ka realizuar takim me drejtorin e programit, Ronalld De Bruin, ku u theksua se pjesëmarrja e punëtorëve kërkimoro-shkencorë nga Maqedonia e Veriut në 67 nga gjithsej 70 aksione në kuadër të programit COST, që u zbatuan gjatë dy muajve të kaluara, e bën shtetin një nga pjesëmarrësit më aktivë në këtë program, mes vendeve të rajonit.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i vendit në Bordin drejtues të këtij programi, Prof. Zoran Popovski, si dhe drejtoresha e Këshillit Kombëtar për arsim të lartë dhe vepritmari kërkimoro-shkencore, prof. dr. Gordana Lazhetiç.

COST është programi më i vjetër evropian për shkencë dhe teknologji, i formuar në vitin 1971. Maqedonia e Veriut është anëtare e saj me të drejta të plota që nga viti 2002. bsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *