Prokuroria Përplaset me antokorupsionin

Lajme Maqedoni

PPTH: ANËTARËT E KOMISIONIT TË PAPËRGJESHËM PO DËMTOJNË LËNDËN

Pasi Komisioni kundër Korrupsionit ngriti iniciativë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për dyshime për dëmtim të qëllimshëm të kreditorëve, përfshirë edhe shtetin, në lidhje me lëndën “Trust”, sot Prokuroria Publike ka akuzuar Komisionin se sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe se e ndrërpret bashkëpunimin.  Në seancën e djeshme anëtari Shemshi Sallai tha se dëmi nga konfiskimi joadekuat i pasurisë për rastin “Transmet” të të dënuarit Sead Koçan arrin mbi 12.4 milionë euro.

Mirëpo sot nga Prokuroria Publike thonë se kjo iniciativë është krejtësisht e kotë dhe e panevojshme, duke shtuar se nuk ka nevojë që Komisioni të paraqesë iniciativa për rastet për të cilat prokuroria po vepron.

“Me seancën publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurorisë Publike si institucion dhe prokurorëve publikë që kanë vepruar në këtë rast, tashmë u janë shkaktuar dëme të panevojshme” – thonë nga PPTH.

Ka reaguar edhe nga Komisioni kundër korrupsionit duke thënë se reagimi i tyre është i pabazë.

“Si e ka vlerësuar PPTH iniciativën të pabazuar dhe që Komisioni nuk ka pasur para vetes prova të shumta apo pasqyrë të gjendjes së plotë faktike gjatë analizimit të rastit, kur ende nuk është dorëzuar Iniciativa” – thonë nga komisioni për parandalimin e Korrupsionit.

Ndryshe në vitin 2019, biznesmeni Sead Koçan u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg për një tender të paligjshëm të vitit 2011 të shpallur nga EMV për nxjerrjen e mbetjeve të minierave dhe qymyrit nga miniera e Suvodolit në Manastir. Gjykata vendosi t’i konfiskojë pasurinë sa vlera e tenderin prej 7 milionë euro. /KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *