Policia ne Shkup ka arrestuar zyrtar te lartë dhe inspektor

Lajme Maqedoni

Policia mëngjesin e sotëm po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, ku tashmë janë arrestuar disa persona. Burime brenda MPB-së bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve ka biznesmenë, inspektorë si dhe funksionarë.

Jozyrtarisht, mësohet se personat e arrestuar dyshohen për pastrim të parave dhe mashtrim tatimor. Nga MPB zyrtarisht pohojnë se vijojnë bastisjet që po bëhen në koordinim me Prokurorinë dhe se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *