Escobar: ​Veprimet antidemokratike të Millorad Dodik kërcënojnë stabilitetin e gjithë rajonit

Bota Lajme

Para Kongresit Amerikan, Escobar ka thënë se disa prej problemeve kryesore me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor janë korrupsioni, varësia nga burimet ruse të energjisë, dezinformatat si dhe politikat etno-nacionaliste.

Derisa ka folur për Bosnje Hercegovinën, Escobar ka thënë se presidenti i Republikë Serpska, Millorad Dodik mbetët i fokusuar në shpërbërjen Kushtetutës së shtetit si dhe marrëveshjes së Dejtonit.

“Në Bosnje e Hercegovine, fatkeqësisht presidenti Republika Serpska, Millorad Dodik mbetët i fokusuar në çmontimin e kushtetutës së shtetit dhe marrëveshjes së Dejtonit. Veprimet antidemokratike të Dodikut kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Bosnje Hercegovinës por edhe gjithë rajonit. Ne duhet të vazhdojmë që të thërrasim dhe t’i luftojmë ata që kërcënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit dhe karakterin shumë etnik. Përpiqemi ta përforcojmë marrëveshjen e Dejtonit”, ka thënë ai.

Gjatë këtij raportimi, Esocbar, derisa ka përmendur hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka shtuar se të dy vendet janë partnere solide në inkurajimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa kur ka përmendur Malin e Zi ka thënë se është forcuar synimi i këtij shteti drejt integrimit evropian./KosovaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *