Kurti: Tash po e hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme

Bota Lajme

Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka filluar të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në veri. Ai ka përmendur reduktimin prej 25% të Policisë në godinat e komunave veriore.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë me 25% në 3 godinat e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Kreu i Qeverisë, ka theksuar se Kosova po zbaton me mirëbesim “marrëveshjen me BE-në të arritur në Bratislavë për de-përshkallëzimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *