Shpërblimi i Alcaraz, 2.35 mln Euro nga triumfi në Wimbledon

Lajme Maqedoni

Numri 1 i botës, Carlos Alcaraz do të përfitojë 2.35 mln Euro pasi fitoi turneun e Uimbëlldonit. E prapë, spanjolli 20-vjeçar do të rikthehet që të jetojë në apartamentin e prindërve të tij. Alkaraz i dha fund ecurisë pozitive prej 46 ndeshjesh të Novak Xhokoviçit në fushën me bar, ndërsa triumfoi 3-2 me sete. Në total, pasuria e talentit spanjoll shkon në 23.35 mln Euro.

Ai nuk e ndërron apartamentin me vlerë 200 mijë Euro të prindërve të tij, ku poshtë është edhe një Kebab në El Palmar, në afërsi të Murcias, në Spanjën Jugore. Numri 1 i botës ka marrëveshje me firmat Luis Viton si edhe Kalvin Klein. Për të nderuar arritjet e Alkarazit në qytetin e vogël është pikturuar një mural gjigand.

Spanjolli u bë tenisti i parë në 21 vitet e fundit që arrin ta fitojë Grand Slamin e famshëm përveç katër ikonave të këtij sporti, Djokovic, Federer, Nadal dhe Mërej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *