Qeveria e konfirmon mospjesëmarrjen e Kurtit në Tiranë

Bota Lajme

Në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, do ta zhvillojë një takim informal me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit. Në takimin e sotëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të merr pjesë.

Zëdhënësi i Qeveris, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se kryeministri  Kurti nuk mund të marrë pjesë për shkak se më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *