Riaktualizohet fotoja, Orhan Bajrami- Oki i vrarë sot në Greqi, me Presidentin Stevo Pendarovski

Lajme Maqedoni

Orhan Bajrami – Oki i cili u vra sot në Greqi në Halkidiki, para disa viteve është fotografuar edhe me presidentin actual Stevo Pendarovski. Fotografia është bërë gjatë kampanjës zgjedhore në vitin 2019, sot është rrykthyer dhe aktualizuar sërish, pas vrasjes së Orhan Bajramit, i njohur në opinion si lideri formal I grupit “Duqanxhik”.

Kjo fotografi është publikuar në vitin 2019 dhe atëherë ishte kontestuese për shoqërinë me të cilën është fotografuar Setevo Pendarovski, atëherë si kandidat presidencial.

Nga kabineti I presidentit për “Makfaks”, thonë se Pendarovski është fotografuar me të gjithë që kanë provuar të fotografohen me të. Sipas tyre fotografia është bërë para katër viteve dhe se nuk është bërë vlerësimi I sigurisë për personat që janë ofruar për tu fotografuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *