Vela jep dorëheqje si drejtor i spitalit të Tetovë dhe funksioni kryetar i Degës së ASH-së në Tetovë

Lajme Maqedoni

Pëllumb Vela ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Spitalit të Tetovës për arsye personale-shëndetësore, përcjell TV21. Vela gjithashtu bëri të ditur se ka parashtruar dorëheqjen edhe për funksionin e kryetarit të Degës së ASH-së në Tetovë.

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njëjtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selin e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë. U jam mirënjohes dhe falenderues të gjithë kolegëve të Spitalit, miqve dhe mbeshtetesve të ASH-së për përkrahjen dhe ndihmën gjatë këtyre muajve. Të gjithë juve qytetarë të Tetovës dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme! Kontributi im do të vazhdojë dhe më tej si aktivistë i thjeshtë i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Vela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *