Shembet stadiumi Camp Nou i Barcelonës

Lajme Sports

Punimet për rinovimin e stadiumit Camp Nou po ecin me ritme të larta. Makineri të rënda po shembin njërën nga tribunat pas portave. Qëllimi është që stadium të hapet pjesërisht në 29 Nëntor të 2024 që përkon me 125-vjetorin e themelimit të klubit.

Përfundimi i të gjithë punimeve do të jetë në vitin 2026. Gjithçka po ndiqet edhe nga tifozët e Barcelona në faqen zyrtare të klubit në internet. Camp Nou i ri do të ketë një kapacitet 105 mijë vendësh nga 99 mijë që ka aktualisht.

E gjithë zona përqark tij do të ndryshojë që të kthehet funksionale në çdo ditë. Nga kjo ndërhyrje stadium Camp Nou do të sjellë 247 milion Euro çdo vit, një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash. Barcelona prej do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin olimpik të qytetit deri sa arena e saj të jetë gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *