Konjufca: Sot ditë e vështirë për Kosovën

Bota Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se qytetarët do të vlerësojnë se nga kush u nis konflikti në seancën e sotme të Kuvendit. Sipas tij, momentumi është që të tejkalohet kjo situatë.

(E përditësuar 15:15) Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kryeministri i Kosovës, ka hequr dorë nga fjalimi që ka pasur në plan të mbajë në seancën e sotme. Ai ka kërkuar që të fillojë me pikat e tjera.

Konjufca tha se sot ishte ditë e vështirë për Kosovën. Ai kërkoi nga deputetët në Kuvend që me mirëkuptim të tejkalohen problemet dhe të vazhdohet me pyetje parlamentare në seancë. Ai tha se këtë e presin qytetarët, ndërsa për veprimet e sotme në Kuvend “duhet të merren organet kushtetuese”.

“Ne i kemi papajtueshmëritë më të thella ndonjëherë, por ato mospajtime i bëjnë nder Kosovës nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm të institucioneve tona demokratike, që monitorohen. Deri tash ia kemi arritur me sukses. Përpiqemi ta kalojmë këtë ditë të vështirë dhe këto ditë të vështira për vendin tonë. Po ju thërras për një minimum të një sjelljeje që do t’i gëzonte qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Përleshje në Kuvend, ndërpritet seanca dhe shkohet në pauzë|Video

(E përditësuar 12:30) Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët e opozitës janë përleshur me deputetët e pozitës dhe ministrat, teksa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kushte për vazhdim te senacës, duke deklaruar 2 orë pauzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *