Rama takim bilateral me Erdoganin në Lituani, bisedojnë edhe për Kosovën

Bota Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Vilnus të Lituanisë, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Presidentin e Turqisë, Tayip Erdogan, ku temë e bisedës së tyre ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht në veri të Kosovës.

“Në Vilnius, Lituani, me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook, e ku ka publikuar dhe disa foto nga takimi.

Rama dhe Erdogan, ndodhen në Vilnius të Lituanisë në kuadër të punimeve të Samitit të NATO-s, në të cilin janë trajtuar 32 çështje nga 31 liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

Po ashtu sot kryeministri shqiptar, Edi Rama në Lituani u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *