Ministria e Drejtësisë, ka paralajmëruar Gjykatën Themelore të Kumanovës, për arkivim joadekuat

Lajme Maqedoni

Ministria e Drejtësisë gjatë mbikqyrjeve ka paralajmëruar Gjykatën Themelore të Kumanovës për arkivim joadekuat të lëndëve, por nuk janë marrë masa nga ana e tyre.

Komisioni për mbikëqyrje të funksionalitetit të sistemit AKMIS në gjykatat, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, mbikëqyrjen e fundit mbi punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës e ka kryer më 6 qershor, gjatë së cilës është konstatuar:

Arkivi i gjykatës ndodhet në podrum.

Arkivimi i objekteve ka përfunduar në vitin 1971.

Nuk ka arkivim të vazhdueshëm të lëndëve.

Ky problem zvarritet me dekada dhe është konstatuar që nga mbikëqyrja e parë kur gjykata u ngarkua me fillimin e arkivimit.

Komisioni për mbikëqyrjen e funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka obliguar Gjykatën Themelore të Kumanovës që të fillojë me arkivimin e vazhdueshëm të lëndëve dhe pastrimin e menjëhershëm të hapësirës arkivore. Kryetari i gjykatës merr përsipër të arrihet marrëveshje me arkivin dhe të vazhdojë me arkivimin e mëtejmë.

Gjatë mbikëqyrjes nga UD kryetari i gjykatës është theksuar vërrejtja se ky proces do të ishte i vështirë për t’u zbatuar sepse gjykata kishte vetëm dy nëpunës në arkiv.

Komisioni konsideron se organizimi i brendshëm është punë e gjykatës dhe arkivimi i lëndëve është obligim që duhet respektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *