Komuna e Tetovës, transparente publikon listën e te punësuarve me kontrat

Lajme Maqedoni
Komuna e Tetovës vazhdon me përkushtimin e saj për transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve. Këtë e dëshmon pikërisht përmes informimit të rregullt të kontratave në vepër dhe publikimit të tyre për çdo tre muaj.
Është e rëndësishme të theksohet se në tremujorin e dytë të vitit 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re. Kjo mbështet faktin se komuna vepron me kujdes dhe përgjegjësi me burimet financiare të qytetarëve dhe se zbaton një mekanizëm të rreptë kontrolli, ku nuk ka vend për parregullësi dhe pandershmëri.
Komuna e Tetovës i qëndron besnike vizionit të saj për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve. Me imazhin dhe përkushtimin e pastër, Komuna e Tetovës është bërë shembull për vetëqeverisjen lokale në vendin tonë thuhet ne njoftimin e Komunes se Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *