Erdogan: Suedia në NATO, vetëm nëse BE i hap rrugën Turqisë

Bota Lajme

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se Bashkimi Evropian duhet të hapë derën për pranimin e Ankarasë dhe në këmbim të kësaj Turqia mund të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Së pari, le të hapim rrugën për Turqinë në Bashkimin Evropian dhe më pas ne hapim rrugën për Suedinë, ashtu siç bëmë edhe me Finlandën”, deklaroi Erdogan gjatë një konference për shtyp para nisjes për në samitin e Aleancës Atlantike në Vilnius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *