Kurti takon përfaqësuesit e NATO-s: Serbët po armatosen me autoambulanca

Bota Lajme

Deklaratat e deputetes britanike, Alicia Kearns se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca duke i dërguar nëpër kishat serbe, të mërkurën i ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se gjatë ditës do ta takojë edhe komandantin e KFOR-it. Kurti tha një konferencë për media, se ka informacione se serbët po armatosen me autoambulanca, derisa tha se Kosova ka dëshmuar për de-eskalim të situatës në veri.

“Kemi informacion se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim. Unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë, dhe se pas këtyre takimeve do të mund ta japim fjalën përfundimtare. Jemi duke grumbulluar të dhëna dhe informacione, por është mirë që të jap informacion të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje”, tha Kurti.

Kryeministri pas mbledhjes së Qeverisë foli edhe situatës në veri, derisa tha se Kosova ka treguar përkushtim maksimal për deeskalim.

Kujtojmë se deputetja britanik, Alicia Kearns ka thënë se Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave, të cilat po i dërgon nëpër kishat ortodokse.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët (regjiment ushtarak britanik) që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët”, ka thënë Kearns.

Por , paqeruajtësit e KFOR-i nëpërmjet një deklarate për media e mohuar këtë.

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *