Ekspertët druajn, ndërkombëtarët të pafuqishëm përballë korrupsionit në gjyqësorë

Lajme Maqedoni

SHBA, BE dhe Holanda, kohëve të fundit kanë qenë më të zëshëm për nevojën e crënjosjes së korrupcionit dhe ndikimit politik në sistemin juridik. Holanda ka tërhequr një million euro nga Këshilli Gjyqësorë, ndërsa vetëm 3% e qytetarëve kanë besim në sistemin gjyqësorë.

Ekspertët druajnë se sistemi gjyqësorë në Maqedoni është aq I korruptuar sa që edhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund të bëjë asgjë.

Sa do që të përmirëohen ligjet dhe mekanizmat për mbrojtje kundër korrupsionit, ky fenomen asesi të crënjoset. Mungon integriteti tek gjyqtarët dhe prokurorët publik. Duhe që të gjenden gjyqtarë që janë të gatshëm të bisedojnë hapur dhe nëpërmjet mekanizmave mbrojtëse juridike ti nxjerin kolegët para drejtësisë dhe të largohen nga sistemi, thotë Misha Popoviq nga Organizata, Sosietas Civilies.

Sa para janë investuar në trajnimin e gjyqtarëve, qindar miliona euro për tu vetëdijësuar, por edhe ndaj këtyre trajtimeve ata janë bërë imun. Ngjarjet e fundit në Këshillin Gjyqësorë, tregojnë se kemi arritur majat e  paligjshmërisë, thotë Uranija Pirovska nga Komiteti I Helsinkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *