Intensifikohen sulmet në kampin Jenin

Bota Lajme

Rrugë bosh, re tymi mbi Jenin në Bregun Perëndimor ndërsa operacioni izraelit vijon në ditën e dytë. Përleshjet vijuan sërish gjatë natës midis trupave izraelite dhe luftëtarëve nga Brigadat Jenin, një njësi e përbërë nga grupe militante me bazë në kampin që strehon refugjatë. Numri i të vdekurëve ka arritur në 10, ndërsa 100 kanë mbetur të plagosur.

Mijëra palestinezë janë larguar nga kampi i refugjatëve Jenin. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se ekuipazhet e saj evakuuan 3,000 njerëz përfshirë pacientë dhe të moshuar nga kampi i refugjatëve. Ambulancat e patën shumë të vështirë që të futesh në kamp për shkak të përleshjeve.

Agjencia e refugjatëve e OKB-së paralajmëroi se në kamp kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ujë të pijshëm. Pamjet në mediat sociale tregojnë refugjatët duke u evakuuar gjatë natë, shumë prej tyre dalin në rrugë në këmbë pasi kanë frikë nga dhuna e vazhdueshme në zonë.

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh është shprehur se “kampi heroik i Jeninit” është “rezistent ndaj pushtimit. Ministri i Jashtëm i Izraelit deklaroi se ata nuk po planifikojnë të zgjerojnë operacionin në të gjithë Bregun Perëndimor. Misioni palestinez në Kombet e Bashkuara i ka kërkuar OKB-së se duhet të veprojë për të ndihmuar refugjatët dhe mos të tregojë mospërfillje absolute për jetën njerëzore” nga një forcë e huaj “e armatosur që po shkel në mënyrë flagrante të drejtat ndërkombëtare”.

Forcat izraelite goditën qytetin e Jeninit me sulme me dron të hënën në një nga operacionet më të mëdha në Bregun Perëndimor në 20 vjet, në të cilën u dislokuan qindra trupa dhe automjete të blinduara. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Sven Koopmans tha se situata në Jenin ka rritur mundësinë e përshkallëzimi edhe më të madh, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të mbrojnë civilët. Grupi palestinez i të drejtave të njeriut Al-Haq ka deklaruar se është koha që Izraeli të përballet me sanksione dhe një embargo armësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *