Prej nesër lirohet dizeli

Lajme Maqedoni

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë dhe Ujit ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,27% krahasuar me vendimin e datës 26.06.2023, përcjell KlanM.

Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) ulet për 1,00 den/litër.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë shtëpiak (EL-1) nuk ndryshojnë, informon Makfaks.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 0,022 den/kg dhe tani do të arrijë në 41,029 den/kg.

Nga data 4 korrik 2023, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzin motorik EUROSUPER BS – 95 80.00 (dena/litër)

Benzin motori EUROSUPER BS – 98 82.00 (den/litër)

Karburanti dizel EURODIESEL BS (D-E V) 70.00 (denarë/litër)

Naftë Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 69.00 (denarë/litër)

Karburanti M-1 NS 41,029 (denarë/kilogram)

Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë një rënie mesatare prej 1,284% për benzinën, një rënie mesatare prej 3,191% për naftën dhe një rënie mesatare prej 0,202% për vajin ekstra të lehtë.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,386%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *