Në Durrës fillon edicioni i 18-të “Vllaznimi Cup 2023”

Maqedoni Sport

Me moton “Të ndryshëm por të barabartë” Shoqata Vllaznimi nga Durrësi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare Futbollit nga data 25 qershor e deri më 5 korrik, organizon edicionin e 18-të Turneu Nderkombetar futbollit për grup-moshat nga U-9 e deri më U-17, dhe për vajzat pa kufi moshe.
Turneu tradicional “Vllaznimi Cup 2023” në Durrës edhe kësaj radhe do të tubon mbi 70 ekipe nga rajoni dhe jo vetëm pasi kësaj radhe do të përfaqësohet edhe me ekipe nga Turqia, Italia dhe vende të ndryshme.

Kryetari i Shoqatës Vllaznimi, Idriz Gashi, per |presKlub”, tha se “Çdo gjë është gatshme për një fillim spektkolar të edicionit të 18-të Turneu ndërkombëtar i futbollit pë grup-moshat e reja. Durrësi për 10 ditë do tëtë kryeqiteti i fëmijëve nga gjithë ballkani dhe jo vetëm, andaj motoja mbetet “Të ndryshëm por të barabartë” tha ai

Sipas organizatorit shorti për pjesën e parë të turneut do të hidhet të dielën në orën 17:00, për grup-moshat u-9, u-11 dhe u-13.
Kujtojmë se të gjitha ekipet pjesëmarrëse krahas aktiviteteve sportive (ndeshjeve të futbollit) do të kenë raste të marrin pjesë edhe në aktivitete tjera kuturore- sportive. Nga Maqedonia e Veriut do te marrin pjese disa skuadra tha per pres Klub, Shaban Sinani nje nder organizatoret e ketij aktiviteti sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *