Luka Modriç ‘shtang’ Arabinë Saudite. Kroati nuk ‘blihet’ me para, rinovon me Real Madrid

Lajme Sport

Milionat mund të blejnë çdo gjë, por jo dëshirën për të tentuar të tjerë trofe me skuadrën e zemrës. Përballë “shiut të parave” që po mbërrin nga Arabia Saudite, Luka Modriç ka zgjedhur pasionin për të kërkuar sërish të lërë gjurmën e tij me Realin e Madridit.

Ish-fituesi i Topit të Artë ka rinovuar edhe për një sezon me 14 herë kampionët e Europës, për të refuzuar kështu ofertat faraonike që mbërrinin nga Superliga arabe e futbollit.

Gjithçka është konfirmuar nga klubi spanjoll që e ka zyrtarizuar mesfushorin kroat të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. Sezoni i 12-të për Modriç në kryeqytetin spanjoll, i cili mbërriti në Madrid nga Tottenham në vitin 2012.

Luka Modriç do tentojë që të fitojë sërish me fanellën e Real Madrid, ku ka koleksionuar trofe të shumta ekipor dhe individual.

37-vjeçari ka fituar 3 tituj të La Liga, 2 Kupa Mbreti, 4 Superkupa Spanje, 5 Champions League, 4 Superkupa Europe dhe 5 Botërore Klubesh. Në 488 ndeshje në të gjithë kompeticionet, Modriç ka shënuar 37 gola me fanellën e Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *