Grubi – Terlecki: Të shfrytëzohet momenti për BE, për të ardhme të sigurtë

Lajme Maqedoni

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z-. Artan Grubi ka pritur sot në takim delegacionin polak të kryesuar nga nënkryetari i Parlamentit, z. Ryszard Terlecki.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe rruga e integrimit europian, ishin pjesë e bisedës në takimin me delegacionin polak.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve tona është i shkëlqyer dhe ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh.

Grubi vlerësoi përkrahjen e Polonisë që i jep vendit në rrugën e integrimit, ndërsa Terlecki riafirmoi mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në anën tjetër, Terlecki theksoi nevojën që vendi të përshpejtojë procesin e integrimit dhe ndryshimeve kushtetutese për t’i vijuar negociatat për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *