Drin Ahmeti posedon 39% të aksioneve në “Soravia”, xhaxhai Ahmeti nuk ka gisht

Lajme Maqedoni

Nipi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, Drin Ahmeti do të posedojë 39% të aksioneve të Q.T. Soravia. 51% do t’i ketë kompania PE-VLA-KU nga Shqipëria, ndërsa 10% do t’i mbeten pronarit të deritanishëm, biznesmenit Hano Soravia. Asnjëra prej palëve nuk deshi ta tregojnë shumën totale të marrëveshjes për shit-blerje, edhe pse në opinion përflitet se kapë shumën e 30 milionë eurove. Drin Ahmeti thotë se ai personalisht nuk ka dhënë asnjë qindarkë ndërsa në partneritet me kompaninë PE-VLA-KU, kanë tërhequr linjë kreditore prej 6 milionë eurove.

“Unë nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias. Borxhi i kompanisë është 20 milion euro. Kompania PE-VLA-KU me përfaqësues Vladimir Pjetërgjokaj ka marë linjë kreditore prej 6milion euro në Shqipëri. Ne e kemi marë përsipër këtë borxh sepse kemi projekt zhvillimor”, tha Drin Ahmeti.

“Me z Soravin kemi projekt në birgjet e bregdeutt shqiptar. Është ajo marrëdhnie që më ka sjell sot këtu edhe tek qendra Soravia. Unë kisha në mendje një projekt tjetër në Shkup por z Soravia më tërhoqi vet”, tha Vladimir Pjetër Gjoka.

Edhe biznesmeni austriak Hano Soravija, pronari I deridjshëm I qendrës tregtare tha se nuk e ka ditur mbiemrin e pronrit të ri por se ka besuar në vizionin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *