Edhe i “ngrirë”, Merko mbetet në BDI, struktura nuk kërkoi largimin e tij

Lajme Maqedoni

Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI-ja, por aktiviteti I tij partiak është “ngrirë” derisa instiucionet e hetuesisë të verifikojnë konstatimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani,
Ramiz Merko ka kërkuar vetë që të “ngriret”, pjesmarrja e tij në kryesinë qëndrore të partisë dhe në shtabin e përgjithshëm të partisë.

“BDI kërkon që institucionet menjëherë të hapin hetime për Ramiz Merkon për të gjitha konstatimet dhe informacione që dalin nga Departamenti i SHBA-ve. BDI e pranon kërkesën për ngrirjen e anëtarësisë së Ramiz Merkos në organet e udhëheqësisë në parti. BDI i ndërpret të gjitha aktivitetet zgjedhore ne Strugë derisa nuk krijohen kushte të reja për këtë. BDI kërkon nga të gjitha institucionet në bashkënumin me komunitetin ndërkombëtar të hapin hetime të tilla për të gjitha partitë politike duke filluar nga kryetarët e partive deri te eshalonet më të ulëta” – tha Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *