Kasami:Universiteti i Tetovës duhet të anulojë këto zgjedhje të kurdisura nga BDI

Lajme Maqedoni Uncategorized

Reagimi i Bilall Kasamit per UT-ne:

Universiteti i Tetovës është themeluar me gjak dhe me mundin e këtij populli, ndërsa së fundmi ky universitet drejtohet pa asnjë kriter dhe mbi baza familjare, logjikë kjo që nuk kursen as gjakun e derdhur të popullit për këtë universitet, vetëm e vetëm që dikush të realizojë interesat e veta meskine.

Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht flet për përzierje të “Ahmetistëve” në Universitetin e Tetovës, dhe kapjen e tij nga ana e politikës dhe bandave brenda tij.
Pas kësaj tërheqjeje, kandidati i vetëm që mbeti për rektor i UT-së, nuk e dimë se kundër kujt do të garoj. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe Inspektoratit të Arsimit që një herë e përgjithmonë të pastroj UT-në nga ndikimet politike dhe t’ia kthej kredibilitetin ketij tempulli të dijes.

Grupimet politike që e drejtonë UT-në si në rektorat, poashtu edhe në Senatin e Universitetit, këtë tempull të dijes vetëm se e çojnë drejt shkatërrimit dhe humbjes të edhe atyre pak vlerave të mbetura.

Përfundimisht Universiteti i Tetovës duhet të anulojë këto zgjedhje të kurdisura nga BDI dhe ish udhëheqësia dhe në krye të këtij tempulli të dijes të vijnë njerëz me vlera shkencore e akademike, ose në të kundërtën do të përballen me protesta masive jo vetëm të studentëve, por edhe të gjithë popullatës, e cila dikur u bë mur i gjallë për mbrojtjen e këtij universiteti nga milicia e dikurshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *