Tregu i punës vuan pasojat e nepotizmit dhe lidhjeve partiake, aftësit mbeten premisë e tregut evropian

Lajme Maqedoni

Të rinjtë e lëshojnë Maqedoninë e Veriut jo vetëm për pagat, por edhe për shkak të punësimeve të shumta në bazë të lidhjeve partiak edhe mosvlerësimi I aftësive kualifikuese, sa shtrohet si një tezë po aq është edhe një frazë që dëgjohet nga shumica e të rrinjve që largohen.

Pagat e ulta, inflacioni I papërballushëm, biznese që kërkojnë lehtsime, një opozitë që mbanë krahun e kërkasve të tyre dhe një qeveri që mundohet të arsyetojë gjithcka me faktorin gjeopolitik për të qenë komod në mospërfilljen e sajë, janë pjesë e një paneli që mbledh bashkë, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, ku përvec trajtimeve nuk sjellë asnjë konkluzion më gjithpërfshirës.

Përfaqësues të qeverisë ankohen njësojë se edhe në institucionet shtetërore mungojnë kuadro.
Për minsitrin e Ekonomisë, Bytiqi, në Agjencinë për Punësim ka pasur të regjistruar vende të lira pune, por qytetarët tonë nuk kanë kualifikimin e duhur për ato pozita.

“Kemi një paradoks , në Agjencinë për punësim, ka mijëra vende pune të lira ndërsa 115 mije veta kërkojnë punë. Këto të papunësuar nuk janë profesionalisht të aftë për profesionet që kërkonë tregu I punës.

Maqedonisë së Veriut cdo vit I mungon 10 mijë punëtorë, kryesisht në turizëm dhe ndërtimtari. Plani I qeverisë është që të sjellë fuqi punëtore nga jashtë. Kuota vjetore për fuqi punëtore të huaj është 5 mijë punëtorë të huaj, ndërsa në muajn mars mbi 3.000 qytetarë të huaj kanë marrë leje për punë në Maqedoni mes të tyre edhe punëtorë nga Pakistani dhe Nepali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *