Pendarovski: Numri prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese është i arritshëm

Lajme Maqedoni

Opozita bëri ndryshim prej 180 shkallëve lidhur me pohimet e veta në muajt e kaluar dhe në takimin e liderëve nga ana e tyre nuk u përmend diktati bullgar, as se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese dhe nëse vazhdojnë t’i përmbahen kësaj qasjeje të re, pa përmendje të pohimeve nebuloze se vetëm si bullgarë mund të hyjmë në BE, atëherë numri prej 80 deputetëve për miratim të ndryshimeve kushtetuese nuk është i paarritshëm, thotë presidenti Stvo Pendarovski në intervistën për “Faktor”.

Opozita bëri ndryshim prej 180 shkallëve lidhur me pohimet e veta në muajt e kaluar dhe në takimin e liderëve nga ana e tyre nuk u përmend diktati bullgar, as se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese dhe nëse vazhdojnë t’i përmbahen kësaj qasjeje të re, pa përmendje të pohimeve nebuloze se vetëm si bullgarë mund të hyjmë në BE, atëherë numri prej 80 deputetëve për miratim të ndryshimeve kushtetuese nuk është i paarritshëm, thotë presidenti Stvo Pendarovski në intervistën për “Faktor”.

“Nëse në Kushtetutën tonë tashmë 22 vite kemi futur shtatë popuj dhe pjesë të popujve, çfarë dëmi mund të ketë për popullin dhe identitetin maqedonas nëse fusim edhe gjashtë bashkësi etnike të cilat jetojnë këtu. Për fat të keq, opozita vendosi të kujdeset më shumë për rejtingun e vet se sa për interesat strategjike të shtetit dhe vetëm ai është shkaku përse është e pasigurt nëse do të ketë ndryshim të Kushtetutës”, thotë Pendarovski, duke përkujtuar se në takimin e kryeminsitrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, partia më e madhe opozitare pranoi të hyjë në Qeveri dhe të kryesojnë me pesë resorë, ndërkaq shprehi kundërshtim vetëm për pjesëmarrje të BDI-së në një Qeveri të tillë.

Presidenti Pendarovski thekson se nga dita e parë e miratimit të kornizës negociuese në Kuvend, ai nuk ka qenë optimist, as pesimist, por realist “i cili shumë mirë e din se çka përmban korniza dhe cilat janë pozicionet e dy blloqeve kundërshtare në raport me të”.

Sipas shefit të shtetit, procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk ka as lidhshmëri juridike, as politike me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Situatë të ngjashme patëm edhe pas përfundimit të zgjehdjeve të fundit lokale kur opozita doli me kërkesë identike, megjithatë edhe atëherë, edhe tnai, përveç argumenteve, nuk pati shumicë për braktisje të Parlamentit, ndërkaq që ajo është mënyra e vetme për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme”, thekson Pendarovski.

Lidhur me ligjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, Pendarovski thekson se fakt kyç të vendosë t’i nënshkruajë ishte ajo që ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës nuk e përmbajnë dispozitën që vitin e kaluar Gjykata kushtetuese e shpalli jokushtetues, ndërkaq i cili parashihte se orari i punës i secilit punëtor mund të jetë mesatarisht 60 orë në javë gjatë vitit.

“Dekretet të cilat i nënshkruan presidenti kanë të bëjnë me ligjet të cilat janë votuar në Kuvend, kështu që, në rastin konkret, ato dekrete nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen mes Qeverisë dhe konsorciumit ‘Behtel dhe Enka’, nuk kanë të bëjnë me atë se kush do të jetë pjesë e Këshillit mbikëqyrës i cili do ta vëzhojë ndërtimin e autostradave, as ndërkaq kanë të bëjnë në cilin do aspekt tjetër të marrëdhënieve të dakorduara mes shtetit dhe atyre dy ndërmarrjeve private”, potencoi presidenti.

Duke e komentuar ngjarjen aktuale në Këshillin gjyqësor, Pendarovski thekson se gjendjet në sistemin e jurisprudencës tregojnëq artë se në të ardhmen e afërt do të jetë i domosdoshëm një lloj pastrimi kadrovik në jurisprudencë.

“Kuptohet, koncepti duhet të mendohet mirë dhe të zbatohet me mbështetje të ekspertëve nga BE-ja, sepse dyshoj se vetëm me përdorim të rresurseve vendore mund ta ndryshojmë thelbësisht gjendjen në atë sferë”, konsideron Pendarovski.

Duke e vlerësuar mandatin e tij të deritanishëm në krye të shtetit, Pendarovski përkujton se “në katër vitet e kaluara patëm situata të cilat pa dyshim dilnin jashtë asaj që e quajmë agjendë rutonore apo të zakonshme politike dhe të cilat e vendosën në test serioz tërë shtetin, para së gjithash pandemia me Kovid-19, kur disa herë shpalli gjendje të jashtëzakonshme sepse Parlamenti ishte i shpërndarë, ndërsa Qeveria në mandat teknik”.

“Më pas, lufta në Ukrainë, ku u kyçëm me ndihmë aktive, si anëtare e NATO-s, dhe kuptohet, korniza negociuese evropaine, të cilën e miratuam në atmosferë tensionuese, por, me të cilën i mbrojtëm interesat nacionale të vendit, identitetin dhe gjuhën dhe e cila na mundësoi pas 17 viteve përfunndimisht t’i fillojmë negociatat me BE-në”, tha Pendarovski.

Megjithatë, sipas tij, për punën e tij në katër vitet e kaluara në kushte të këtilla, fjalën prëfundimtare duhet ta thonë qytetarët e vendit.

“Unë mund vetëm të them se në kuadër të kompetencave të mia më shpesh dhe më se sinqerisht jam përojekur me tërë dijen dhe mundin tim për të sjellë vendime të cilat do të jenë në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, shtoi shefi i shtetit.

Rreth asaj nëse planifikon të kandidojë për mandat të dytë presidencial, Pendarovski thekson se është akoma herët për sjellje të një vendimi të tillë, duke pasur parasysh faktin që i mbetet më pak se një vit nga mandati, të cilin, siç thotë, dëshiron ta shfrytëzojë maksimalisht për punë në intreres të qytetarëve.

“Që gjatë kandidaturës sime të parë në vitin 2014 sqarova se për kryerjen e cilit do funksioni publik është më pak e rëndësishme nëse keni ambicie. Shumë më me rëndësi dhe në fund vendimtare, është nëse e keni mbështetjen e qytetarëve, nëse ata besojnë në fjalën e dhënë se atë që e premtoni, do ta realizoni me të vërtetë”, shtoi Pendarovski në interevistën për “Faktor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *