“Teatri i Makthit”, për Maqedoninë e Veriut, humbje më e thellë në historin e reprezentacionit, 7-0 kundër Anglisë

Lajme Sport

Reprezentacioni I Maqedonisë ka përjetuar humbjen më të thellë në historinë e sajë. Ne ndeshjen me Anglinë në “Old Traford”, sonte Maqedoni humbi me rezultatin 7 – 0, në kuadër të grupit C për kualifiket për në kampionatin evropian 2024.

Mbi 75 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Old Traford” në Manchester aty ku ndeshje kualfikuese për Euro 2024 zhvilluan Anglia dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të raundit të katër në Grupin C.

Ndeshja filloi me matjen e forcave të dy kombëtareve edhe pse vendasit kishin iniciative dhe sulmonin më shpesh portën e Stole Dimitrievskit.

Ashtu si po kalonte ndeshja u pa qartë se anglezët ishin më dominues duke krijuar edhe raste për të shënuar, kështu që në minutën e 29-të Harry Kane zhbllokoi rezultatin për 1-0, ndërsa vetëm 10 minuta më pas Bukayo Sako shënoi për 2-0 për anlezët. Dominimin e vetë anglezët e kurrorizuan me golin e tretë në minutën e 45-të që e realizoi Marcus Rashford.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me një gol të shkëlqyeshëm të Bukayo Sako cili me goditje fantastike nga 18 metra mposhti për të katërtën herë portierin Stole Dimitrievskin. Bukayo Sako në minutën e 51-të shënoi golin e tretë tij dhe të pestin për Anglezët.

Rezevisti Kalvin Filips në minutën e 64-të realizoi golin e parë të tij dhe të gjashtin pë Anglinë pë një humbje katastrofale të reprezentacionit tone.Harry Kanne në minutën e 72-të realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshja dhe të shtatin për Anglinë. kësaj radhe nga penaltia.

Në fund duhet të theksojmë se kjo është disfata më e thellë në historinë e futbollit të vendit tone pas mvetsimit.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e pestë mes këtyre dy vendeve, ndërsa fitoraj e parë e Anglisë pas dy barazimeve në cilësinë vendasit dhe dy fitoreve në Shkup.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Ukraina mundi Maltën 1-0.
Tabelën në Grupin C e kryeson Anglia me 12 pikë maksimale e ndjeklur nga Ukraina me 9 pikë. Maqedonia mbetet me 3 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *