Lëvizja BESA reagon ndaj vendimit te qeverise e cila perjashton nga financimi personat me fibroze cistike

Lajme Maqedoni

Lëvizja Besa reagon ndaj mos interesimit dhe pandjeshmërisë së vazhdueshme të Qeverisë ndaj 30 pacientëve me sëmundjen e fibrozës cistike duke mos siguruar ilaçin e domosdoshëm “Trikafta’’. Ne si parti solidarizohemi me reagimet e familjarëve të të sëmurëve në fjalë të cilët me të drejtë shprehin mllefin ndaj ministrave kukull të cilët nuk dihet më se kuj i shërbejnë por jo edhe qytetarëve në nevojë me rrezik humbjen e jetës siç ndodhi muaj më parë. Për Lëvizjen Besa është e papranueshme kjo papërgjegjësi totale e Qeverisë dhe ministrive të saj të cilët shumë çuditshëm ia hedhin fajet njëra tjetrës si ajo e financave dhe e shëndetësisë por që nuk i’u bën fare përshtypje fakti se qytetarët e Maqedonisë së Veriut shohin vdekjen me sy e qeveria bën sehir. Kjo apati nuk duhet të lejohet të ndodh andaj i bëjmë thirrje Qeverisë që në mënyrë urgjente të sugurojë ilaçin Triakfta jo vetëm për 30 pacientë që janë në gjendje kritike por edhe për pacientë të tjerë që janë me indikacione apo dhe të diagnostifikuar me këtë sëmundje.
Për Lëvizjen Besa Qeveria duhet të jetë në shërbim të qytetarëve gjë që nuk po ndodh në shumë sfera jo vetëm në shëndetësi, si në arsim, mjedis, siguri, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *