Komunat e Pollogut me plan per Krijimin e platformës rajonale “Sistemi gjeografik informativ

Lajme Maqedoni

Sot, në hapësirat e Komunës së Vrapçishtit, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut. Ishte një takim i rëndësishëm ku u diskutuan çështje të rëndësishme për zhvillimin tonë lokal, siç janë: Formimi i ICARE dhe nominimi i Delegatëve nga Kuvendi, për të siguruar përfaqësimin adekuat dhe konstatimin e vendimeve komunale, Diskutimi rreth projekteve të hapura në QZHRPP, duke adresuar pengesat në implementim dhe fokusuar në:
– Rekonstruimin dhe ndërtimin e trotuareve në pjesë të rrugës komunale Tetovë-f.Trebosh (Zhelinë).
– Përpilimin e dokumentacionit teknik për depërtimin dhe ndërtimin e rrugës alternative magjistrale Gostivar-Kërçovë, deri te deponija Rusino në Komunën e Gostivarit.
– Krijimin e platformës rajonale “Sistemi gjeografik informativ”.
– Përpilimin e projektit ideor për qarkun rrethor te udhëkryqi me rrugën regjionale P29279 (Vertok) deri te udhëkryqi me P1202 (Anët e Mavrovës).
– Rrethimin e tokës në deponinë Rusino.
Poashtu pikë diskutimi, me të gjithë përfaqësuesit e komunave që gravitojnë në rajonin planor të Pollogut, ishte edhe Propozim Vendim për pëlqim për angazhimin e ekspertëve, për të siguruar ekspertizën dhe profesionalizmin e nevojshëm për projektet tona të përbashkëta.
Së bashku të ndajmë ide dhe zgjidhje për të rritur zhvillimin dhe përparimin e rajonit tonë. Bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjithëve janë thelbësore për të arritur sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *