Maqedonia do të përfitojë 100 milionë euro fonde evropiane , mbështetje direkte për ekonomin

Lajme Maqedoni

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq njofton se për Maqedoninë e Veriut janë miratuar 100 milionë euro fonde evropiane.

“Angazhimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut në vepër, 100 milionë euro fonde evropiane janë miratuar. Sot, Bashkimi Evropian dhe institucionet evropiane treguan edhe një herë mbështetjen e tyre për vendin tonë. Eurodeputetët në Parlamentin Evropian miratuan me shumicë dërrmuese propozimin e Komisionit Evropian për ndihmë makro-financiare për Maqedoninë e Veriut për të mbështetur ekonominë e Maqedonisë nga pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, njoftoi Mariçiç në faqen e tij në Fejsbuk.

Ai falënderoi edhe BE-në, siç thotë ai, e cila ka qenë gjithmonë me ne në kohë krize dhe e cila është partneri ynë në transformimin ekonomik dhe social të shoqërisë së Maqedonisë për përparim më të shpejtë dhe arritjen e rezultateve që na afrojnë me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *