Katër shkolla në Çair paisen me panele diellore

Lajme Maqedoni

Sot në Shkollën fillore “Liria” u përurua përfundimi i punimeve infrastrukturore për instalimin e paneleve solare në 4 inatitucione dhe vendosjen e poçeve efikase në 3 institucione arsimore publike në Komunën e Çairit.

Fjala është për shkollat “Imri Elezi”, “Liria”, “Hasan Prishtina” dhe Kopshti për Fëmijë “Borëbardha” të Komunës së Çairit.

Projekti ka filluar në shkurt 2022 dhe është pjesë e Programit të BE-së për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadër të IPA II 2017 dhe 2018.

Objektivi kryesor i projektit ‘CBCEcoKid’ është të rrisë kapacitetin e të dy komunave partnere – Çairit dhe Ferizajit në zbatimin e standardeve dhe vlerave të mbrojtjes së mjedisit, duke ulur gjithashtu kostot e energjisë dhe minimizuar ndikimin në ndryshimet klimatike globale.

Projektin e promovuan bashkë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu me Marie-Madeleine Kanellopoulou, këshilltare e parë, udhëheqëse e Seksionit për Çështjet Ekonomike, Ndërtimi i Institucioneve, Bashkëpunimi Ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Risto Penov, përfaqësuesi i Pushtetit Lokal të Kosovës, Flurim Arifi dhe Lulzim Aliu, nënkryetar i Komunës së Ferizajt.

Ndryshe, në Komunën e Çairit deri tani panele solare janë vendosur gjithsej në 9 objekte publike – 6 shkolla, 2 kopshte për fëmijë dhe objekti i komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *