Durmishi: Komunat me strategji për luftimin e dukurive negative

Lajme Maqedoni

Në Kumanovë është zhvilluar punëtoria me temë ncën “ Habi rajonal i Ballkanit Perëndimor modelet shumëpalëshe të parandalimit lokal” shkëmbimi kombëtar i përvojave dhe praktikave të mira mes ekipeve për veprim në komunitet në Maqedoninë e Veriut ku kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave. Kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi tha se “ Strategjia e ndërtuar nga pushteti lokal në Tetovë, jo vetëm kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe urrejtjes , por edhe ndaj relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, respektimit të lirive themelore të të gjitha komuniteteve është në nivelin më të lartë”. Besoj tha ai se kjo është arritur si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet grupeve të këshilltarëve të të gjitha partive politike, organizatave joqeveritare që në fokus kanë fuqizimin e demokracisë, shoqërisë civile si dhe aktorëve tjerë”. Në vazhdën e kësaj komuna e Tetovës në bashkëpunim me institucionet edukativo-arsimore ka realizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për parandalimin e urrejtjes ndaj grupeve të ndryshme, bullizmin si një formë e cila po shfaqet shumë kohët e fundit dhe dukurive tjera negative. Kemi arritur që për një periudhë të shkurtër t’i inkuadrojmë të gjitha shkollat e komunës në këtë strategji të përbashkët dhe rezultatet janë të dukshme.

B.A

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *