Mickoski për DW: LSDM duhet të pranojë qeveri tranzitore, BDI nuk mund të vendos kushte

Lajme Maqedoni

LSDM duhet të merr guxim dhe të pranojë dorën e shtrirë për një qeveri tranzitore, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për DW.

Mickoski përveç asaj që BDI të shkojë në opozitë, gjithashtu kërkon që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

“BDI nuk është në gjendje të vendosë kushte. Nëse LSDM-ja vërtet pranon njërin nga propozimet, ato janë: Së pari, përfundimi i procesit tani, që do të hynte në fuqi më vonë, kur Maqedonia të përfundojë negociatat dhe të hyjë në BE, kështu të mbrojmë Kushtetutën dhe identitetin dhe nuk ka kushte dhe kërkesa shtesë nga Bullgaria. BDI-ja e interpreton ndryshe, ky është problemi i tyre.

Sa më shpejt të shkojnë në opozitë, aq më shpejt do t’i ecë mbarësia Maqedonisë. Së dyti, zgjedhjet në vjeshtë, mbështetja e opozitës në mbrojtjen e identitetit, traditës, kulturës, zakoneve dhe gjuhës para institucioneve europiane nga opozita, një paketë ekonomike nga Komisioni Europian, zbatimi i gjykimeve nga GJND në Strasburg për maqedonasit në Bullgari”, pohoi Mickoski në intervistë për DW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *