Inzaghi përmend historinë, Guardiola premton paraqitjen më të mirë

Lajme Sport

Inter është gati të shokojë botën e futbollit duke mposhtur Manchester Cityn në finalen e Champions League të shtunën, ka thënë të premten trajneri Simone Inzaghi.

 

Ndërsa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij zbret në fushë për ta bërë paraqitjen më të mirë.

Dy trajnerët kanë folur një ditë para finales së Stambollit. City konsiderohet si favorit pas suksesit në Premier League e FA Cup, ndërsa Inter ka fituar Kupën e Italisë e poashtu ashtu Superkupën e Italisë.

Inzaghi ka thënë se e shtuna është një rast për t’u shkruar historia.

“Ne e dimë se kemi një mundësi të madhe për të shkruar një faqe në historinë e futbollit”, ka thënë trajneri italian.“Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqemi. City është skuadra më e fortë në botë, ata e dëshmuan këtë në ndeshjet që kanë luajtur. Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë gjithçka për të luajtur një ndeshje me përqëndrim të jashtëzakonshëm. Ne do të duhet të reduktojmë gabimet tona dhe të shfrytëzojmë mundësitë që kemi”.

Nga ana tjetër, Guardiola ka thënë se ai ka një plan të cilin ua ka prezantuar futbollistëve dhe në rast se ai do të konkretizohet, atëherë e shtuna do të jetë një ditë e mirë.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo garë, nuk mund të kontrolloj çfarë opinioni kanë njerëzit, vetëm do të fokusohemi në atë që ne dimë të bëjmë më së miri”, ka thënë Guardiola. “Kam shikuar shumë ndeshje të Interit për të parë çfarë duhet të bëjmë ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *