Integrimit në NATO dhe BE është çështje e sigurisë rajonale, përballë planeve ogurzeza ruse

Opinione

Në kontekst të ngjarjeve të trazuara rajonale

Mersel Merseli

Kjo eshte nje qasje goxha serioze rajonale e koordinuar mire mes ShBA dhe BE në kohen e nje krize serioze boterore lidhur me agresionin rus ne Ukraine. Andaj, pa dileme se ketu ceshtja e integrimit ne NATO dhe BE tani trajtohet si çështje e sigurisë rajonale gje globale. Dihet se Rusia eshte tani tejet nervoze me ngecjen ne balten e Ukraines dhe ajo deshiron defokusimin e konfliktit. Rusia edhe tani, kur ka batisur në baltën ukrainase, nuk kursen financa për destabilizimin e Ballkanit. Darko Trifunoviq, një profesor i shkencave të sigurisë në Beograd, me orientim të fuqishëm pro-perëndimor, i cili për nga analizat e qëlluara e pat fituar çmimin “Urdhrin е Agjencisë së Sigurisë Ushtarake”, i ka analizuar në detaje qëllimet ruse nga Ukraina e deri në Ballkan. Ai mendon se Rusia ka plane ogurzeza për Ballkanin. Sipas tij, Rusia, me logjikën e okupimit të Krimesë, e më herët të Hungarisë (1956) e Çekoslloakisë (1968), mendonte se për disa ditë do ta okuponte tërësisht Ukrainën. E më pas, me ndihmën e Orbanit fare lehtë do ta vasalizonte Hungarinë dhe do të dilte në Serbi dhe Mal të Zi, duke siguruar jo vetëm dalje në detet e jugut, por edhe kontrollimin e tërësishëm të Ballkanit. Paraprakisht, Putini, e pat copëtuar Gjeorgjinë, duke ia shkëputur asaj Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, ndërsa më pas bëri një ndarje faktike edhe në Moldavi (duke nxitur Pridnestrovljen). Ai ka gisht edhe në shumë ngjarje të disa ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Ndërkaq, për Ballkanin ka interes të veçantë. Mos ta harrojmë tentimin për puç në Maqedoni në vitin 2017 me ndihmën e Gruevskit, i cili për pak nuk pati sukses. Po ashtu, një vit më herët kemi tentativën për “grusht shteti” në Mal të Zi, pikërisht në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, kur ishte përgatitur atentat ndaj presidentit Gjukanoiq. Të kujtojmë se në vitin 2019 Putini e pat vizituar Beogradin me një pritje aq madhështore, saqë Kisha Ortodokse Serbe e pat ulur në fronin shpirtëror bizantin të Sveta Gorës, ku shekuj më parë ishte ulur Car Dushani. Simbolika dukej se ishte që Putini të paraqitet si një “mbret shpirtëror” edhe i Serbisë! Lufta kibernetike ruse në Ballkan vazhdon akoma me tempo dinamike dhe tejet të koordinuar, edhe pse duket se tanimë Rusisë i vyshken lulet në Ukrainë. Megjithatë, sot në Ballkan akoma fuqishëm e kemi propagandën e Sputnik-ut, kjo përmes shumë mediumeve, bllogjeve, faqeve të internetit dhe me ndihmën e një rrjeti të zhvilluar spiunimi. Regjimi i Putinit, për një kohë të gjatë, është i fokusuar në përhapjen e luftës në Ballkan, fillimisht si luftë hibride, e më pas si reale, me qëllim dalje në detet e jugut, kurse tani e ka fokusin shtesë edhe në defokusimin e dështimit të tij në Ukrainë! Njëherazi, po të realizohet konflikti këtu në Ballkan, Putini do të kishte ambient të favorshëm manovrimi dhe tregtimi lidhur me Ukrainën. Andaj, ata që këtu lavdërohen me çizmet në tra, nëse u zvogëlohen mijëra eurot, në fakt janë vetëm në shërbim të djallit që banon në Kremlin.

Shqiptarët nuk duhet trajtuar me xhelozi avancimin e marrëdhënieve SHBA-Serbi, sepse ajo mund të jetë vetëm në favor të stabilitetit rajonal. Duhet kuptuar se në politikë s’ka armiqësi dhe miqësi të përhershme, por fakt është se shqiptarët në Ballkan janë miq natyrorë të SHBA-së. Por, nuk duhet harruar se kjo superfuqi ka nevojë që edhe armiqtë e deridjeshëm t’i bëjë miq. Fundja, kjo është punë e diplomacisë. SHBA-ja hodhi bomba atomike mbi Japoninë, por sot këtë shtet e ka ndër aleatët më të ngushtë në planet. Ata luftuan në Vietnam për 20 vjet, por tani kanë lidhje tejet të përafërt edhe me këtë shtet. Ata e shkatërruan dhe më pas e copëtuan Gjermaninë, por sot e kanë aleatin kryesor në BE dhe më gjerë. Pra, qëllimi i diplomacisë efikase s’ka rol tjetër. Andaj, në këtë kontekst duhet trajtuar edhe afrimin SHBA-Serbi. Nëse s’jemi më të fortit në rajon, së paku duhet të tentojmë të jemi më të mençurit, që ta kuptojmë se gjithë kjo është edhe në interesin shqiptar. Revolta kosovare për Zajednicën është boshe. Është budallaki të kërcejmë në ujë vetëm për atë se nuk na pëlqen ura! Së pari, në Kosovë s’ka më tepër se 80 mijë serbë, ku 60% janë të moshës së mplakur. Nesër do jenë të përgjysmuar. Mos të harrojmë se po mos të ishte SHBA-ja si aleat natyror i shqiptarëve në Ballkan, as “Sh” nuk do mbetej këtu nga shqiptarizmi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *