Shfaqja “Tri motrat” e Teatrit shqiptar – emocion, dramë, dëshpërim, çlirim e evakuim

Lajme Maqedoni

Emocione të forta, dramë, dëshpërim, gëzim, çlirim e evakuim përjetoi mbrëmë publiku artdashës i Shkupit gjatë shfaqjes së “Tri motrave” të Çehovit me regji të Qëndrim Rijanit.

Emocione të forta, dramë, dëshpërim, gëzim, çlirim e evakuim, përjetoi mbrëmë publiku artdashës i Shkupit gjatë shfaqjes së “Tri motrave” të Çehovit me regji të Qëndrim Rijanit.

Shfaqja, e cila zgjati plot dy orë, ishte një përjetim i përbashkët, një udhëtim nëpër kohë dhe në skena i publikut me trupën e aktorëve të çdo emocioni që ata e vunë në skenë.

Vepra të zhvendos në një provincë të Rusisë në një familje ku brenda saj jetojnë tri motra dhe një vëlla. Olga, motra e madhe, e cila jep mësim në gjimnaz, Masha, motra e dytë është martuar me Kulliginin një mësues, Andreji, vëllai i tyre i pasionuar pas violinës, është punonjës në administratën lokale të qytetit i martuar me Natalian dhe Irina, motra e vogël punon telegrafiste. Motrat janë vajza me botë shumë të pasur intelektuale dhe shpirtërore. Kanë ëndrra dhe pasione për jetën, kërkojnë dashurinë e vërtetë dhe thirrja e tyre e fortë është “të shkojmë në Moskë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *