Aksident në autostradën Shkup-Kumanovë, lëndohen disa persona

Lajme Maqedoni

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Kumanovë mes të paktën dy veturave. Si rrjedhojë janë plagosur disa persona, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të kuptuar dinamikën e aksidentit. Momentalisht autostrada është e bllokuar dhe lëvizja po kryhet në korsinë e emergjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *