Nëna e 2-vjeçarit palestinez të vrarë nga forcat izraelite: Djali im Muhamedi shkoi si dëshmor

Bota Lajme

Merve Tamimi, nëna e fëmijës 2-vjeçar palestinez, i cili ndërroi jetë në spital pasi u plagos nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha: “Unë dua që vrasësit të sillen para drejtësisë përmes një hetimi ndërkombëtar”.

Ushtarët izraelitë më 1 qershor bastisën vendbanimin Nebi Salih dhe mbyllën hyrjet dhe daljet në zonë, duke pretenduar se nga aty u gjuajt drejt Neveh Tzuf, një vendbanim ilegal hebre në Bregun Perëndimor.

Gjatë bastisjes, 2-vjeçari Muhammed u plagos në kokë ndërsa babai i tij Heytham Tamimi u plagos në shpatull si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Foshnja e plagosur rëndë ndërroi jetë më 5 qershor në spitalin Sheba Tel HaShomer, ku u dërgua me helikopter nga forcat izraelite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *