Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse dhjetë herë më e mirë se ajo që ofron opozita

Lajme Maqedoni

Kandidati për president Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja, në tubimin e mbrëmshëm në Gjevgjeli tha se nëse prishet marrëveshja e Prespës, atëherë vendi del nga NATO. Ai tha se garnitura aktuale qeverisëse me të gjitha të metat është dhjetë herë më e mirë se ajo që ka ofruar apo ofron opozita tani

Dallimi është i madh, e bardha me të zezë, si toka me qiellin. Me të gjitha të metat, ne jemi 10 herë më të mirë nga ajo që ata kishin ofruar më parë apo që ofrojnë tash, në fakt ata ofrojnë vetëm riciklim të regjimit. Për çka? Sepse të gjithë ata janë fëmijët e Gruevskit. Sekretari i përgjithshëm i Gruevskit tani është kryetar i VMRO DPMNE-së, njeriu i dytë i Gruevskit tani është njeriu i dytë i Hristijan Mickoskit, Antonio Milloshovski ishte njeriu i tretë në kohën e Gruevskit, tani është njeriu i tretë i Mickoskit. Nuk dallojnë as me emër as mbiemër e lëre më për kuptimin e politikës dhe praktikimin e politikës. Për këtë arsye të mos lejojmë që pas shumë viktimave, pas aq shumë kompromiseve, pas shumë viteve pritjeje, të gjithë jemi lodhur, na erdhi mbi kokë, me qindra bllokada, tash kur jemi në vet hyrjen në BE t’i japim pushtet këtyre njerëzve për shkak se ata dinë të shkojnë vetëm mbrapa”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *