Kumanovë, “FRI” për 2 dekada në shërbim të qytetarëve

Lajme Maqedoni
Dega e Forumit Rinor Islam në Kumanovë për dy dekada me radhë është bartëse e aktiviteteve të shumta që meritojnë respekt nga të gjithë. E themeluar  në vitin 2004, dega e Forumit Rinor Islam ishte promotore e të gjitha aktiviteteve domethënëse në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, si në organizimin e seminareve, kampingjeve e trajnimeve të ngjashme me karakter, edukativ, arsimor e kulturor.
“Dega në Kumanovë u themelua në vitin 2004, respektivisht filloi me aktivitete që nga Prilli i vitit 2004, si kryesi e parë ishte e përbërë prej 9 antarësh me kryetar Milazim Mustafa. Që nga fillimi janë organizuar aktivitete të ndryshme duke filluar nga ato educative, kulturore për të rinjë, shkolla verore, seminare, kampingje, fushata vetdijsuese, ndërsa nga viti 2005 kemi organizuar edhe evente me karakter publik si shënimin e datave të rëndësishme ndërsa nga viti 2007 me evente me karakter festiv si për shembull “Koncerti i Bajramit”.”, tha kryetar i “FRI” Kumanovë, Likovë, Erduan Kurtishi.
Erduan Kurtishi nga FRI, gjithashtu na njoftoi edhe me aktivitetet që janë në process të realizimit gjatë këtyre ditëve për nderë të muajit të Bekuar të Ramazanit, e që shtrihen në disa qytete të vendit.
“FRI në nivel qëndror po realizon një sërë aktivitetesh edhe atë në process janë në qytetin e Tetovës “Shporta e Ramazanit”, ku u bë shpërndarja e 100 pakove humanitare me gjëra ushqimore e higjienike në vlerë prej 1.500 den për pako, e që vazhdon ende si aktivitet në 2 pika të caktuara në “Marketin Ramstore”, ndërsa në Shkup u realizua Iftari së bashku me komunën e Sarajit, ndërsa në qytetin e Prilepit parashihet që në “Natën e Kadrit” të realizohet Kuizi i Diturisë dhe për ditën e Hënë kemi paraparë që në Sheshin e qytetit të Kumanovës të realizojmë Iftarin e hapur.”, tha Kurtishi.
Gjithsesi Forumi Rinor Islam është promotor dhe bartës i aktiviteteve humanitare siç është aktualisht “Shporta e Ramazanit” aktivitet ky, i cili çdo vit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit gëzon mijëra familje në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *