Derdhet gjak në zgjedhjet në Turqi, 15 persona të plagosur! Të afërmit e kandidatëve qëllojnë me armë zjarri

Bota Lajme

Sot janë mbajtur në Turqi zgjedhjet për kryetar bashkie në 81 provinca, 973 rrethe dhe 390 qytete, si dhe mbi 50,000 udhëheqës lokal.

Përveç kësaj, votuesit do të mund të zgjedhin anëtarët e këshillave krahinore dhe bashkiake.

Por këto votime nuk kanë shkuar aq qetë në qyetin Şanliurfa, kanë mbetur 15 persona të plagosur në përleshje që shpërthyen në qytet. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, 6 të dyshuar janë ndaluar.

Përleshja në këtë qytet u vu nën kontroll menjëherë nga zjarri që hapën autoritetet turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *