BDI dëgjon kërkesat e OEM-së, Azeski: Biznesi kërkon sundim të ligjit

Lajme Maqedoni
Lufta kundër krimit dhe korupcionit, çështja e gazifikimit, transparencë në harxhimin e buxhetit, zgjidhje për problemin me lejet ndërtimorë janë disa nga kërkesat e Odës Ekonomike të Maqedonisë  të cilët iu propozuan BDI-së që të përfshihen në platformën e tyre ekonomike.
“Ne kemi mesuar një leksion si biznes se gjatë këtij procesi  ti mundesh të bësh çfarë të duash dhe të ndërtosh një biznes por nëse ti nuk ke sundim të ligjit, principe të tregut, vlera të cilat janë të lidhura me integrimet euroatlantike nuk mund të bësh as 1 % rritje të Bruto Prodhimit Vendor. Kushtet që biznesi i nevojiten është siguria, parashikurieshmëria të cilat  mund të garantojë rritje të investimeve dhe numër më të madh të punëtorëve”, u shpreh Branko Azeski nga OEM.
Bekteshi: Politikat tona janë gjithpërshirëse
Zyrtari i lartë i BDI-së, njëkohësisht ministër Kreshnik Bekteshi me këtë rast deklaroi se takime të tilla realizohen me qëllim që kërkesat e qytetarëve dhe sektorit të biznesit të përfshihen në platformën e tyre zgjedhore.
“Takime të tilla do të kemi edhe me institucione të tjera përkatëse duke u bazuar në transparencën se cfarë përfaqëson BDI me të vetmin qëllim që politikat tona të jenë gjithpërshirëse ku qëllimi kryesor është rritja e standardit jetësorë të qytetarëve por edhe përmirësimi I klimës së biznesit ku kompanitë dhe sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut do të rrisë konkurueshmërinë e tij në krahasim me rajonin por pse jo edhe më gjërë”, theksoi zyrtari i lartë i BDI-së, njëkohësisht ministër Kreshnik Bekteshi.
Në takim gjithashtu u potencua  se biznesi ka nevojë që t’i hapet perspektivë dhe në 10 vitet e ardhshme ekonomia duhet të jetë prioritet me qëllim të realizimit edhe të aspiratave euroantaltike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *