Zyrtarët e Maqedonisë të futur në “listën e zezë” shpërblehen me favore politike të paprekshëm nga Prokuroria

Lajme Maqedoni

Zyrtarët e Maqedonisë të futur në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të korrupsionit nuk do të ndiqen sipas ligjeve të vendit, sepse përbërja parlamentare nuk i miratoi ndryshimet në ligjin për masat kufizuese. Për Prokurorinë nuk është vendimtare sepse edhe me ligjet ekzistuese mund të hapet rast nëse ka prova.

“Personat që janë në listën e zezë të SHBA-ve, për ata nuk kemi njohur konkrete se janë përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në procesin zgjedhor, në aspekt disa parregullsive eventuale”, tha Lupçp Kocevski, prokuror.

Prokurori republikan Kocevski tha se po ndërmerren aktivitete konkrete, por nuk zbuloi çfarë aktivitete dhe për kë. Prej atje thonë se procedurë hapet çdoherë kur sigurohen prova.

“Çfarëdolloj informacionesh konkrete nga ana jonë nuk mund t’ju tregojmë duke pasur parasysh se PP ndërmerr aktivitete megjithatë nuk mund të tregoj se çfarë aktivitetesh dhe ndaj kujt”, shtoi Kocevski.

Kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Stevço Jakimovski, si dhe ish-zyrtarët Koço Angjushev, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski, Katica Janeva, Lube Boshkovski dhe Menduh Thaçi janë vetëm disa nga zyrtarët që për shkak të korrupsionit u futën në listën e zezë amerikane të sanksioneve.

Nevoja për ndryshime në ligjin për zgjerimin e listës së zezë ishte zbatimi efektiv i masave kufizuese në lidhje me listën e zezë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në të cilën përmenden ata për sjellje destabilizuese dhe korruptuese në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *