Skandali në PE, dyshohet se Moska ka paguar eurodeputetë për propagandë

Bota Lajme

Pas skandalit “Katargate” që përfshiu Parlamentin Evropian vitin e kaluar, ky institucion po përballet me një tjetër rast të ngjashëm ku këtë herë përfshihet Rusia. Është e përditshmja belge “Le Soir” e cila thotë se shërbimet sekrete evropiane kanë identifikuar një rrjet që synonte dezinformimin dhe ndikimin përpara zgjedhjeve evropiane që do të mbahen në qershor.

Kjo media thekson gjithashtu se disa eurodeputetë dyshohet se janë paguar nga një organizatë pro-ruse. Ende nuk ka asnjë provë që ata janë paguar, por mësohet se në këtë rast janë janë përfshirë politikanë nga Gjermania, Franca, Polonia, Belgjika, Holanda dhe Hungaria.

Autoritetet çeke sanksionuan një media të quajtur “Zëri i Evropës”, faqja e internetit dhe llogaria e së cilës në rrjetet sociale aktualisht nuk funksionojnë. Por kanali në YouTube është ende i hapur dhe përmban intervista dhe diskutime në panel nga eurodeputetë.

Në këto video eurodeputetët argumentojnë kundër lejimit të anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe i  kërkojnë Kievit të zhvillojë bisedime paqeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Një zëdhënës i presidentes së PE thekson se Roberta Metsola është në dijeni të  këtij rasti dhe po e shqyrton atë. Disa eurodeputetë kanë bërë thirrje për një hetim për një ndërhyrje të mundshme të sponsorizuara nga Rusia në Parlamentin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *