Rritjet e çmimeve, nuk ka mbetur vend për të blerë lirë

Lajme Maqedoni

Si të jetosh me 370 euro rrogë apo 250 euro pension, ndërkohë që konsumi minimal ka arritur 1,200€?! Kjo dilema i rëndon shumicën e qytetarëve, të cilët varen nga të ardhurat minimale. Në mbikëqyrjen e fundit nëpër tregje të gjelbra dhe super markete, çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore si fruta perimet mbeten të larta prej kur se u hoqën masat e çmimeve të garantuara në fillim të marsit. Qytetarët, të cilët i pyetëm thonë se pagat kanë mbetur shumë të ulëta, rritja e tyre është minimale krahasuar me koston e jetesës. Disa thonë se mezi ia dalin me shpenzimet.

“Sipas të ardhurave dhe pagave, vërtetë janë shtrenjtë! Me punë nëpër firma, në punë të shtetit dhe institucione tjera nuk ka zgjidhje tjetër. Ata që punojnë duhet të rriten pagat. Varet si janë nevojat, ato që janë bazike kanë arritur në koston mujore mbi 1,200 euro do të thotë se shumë më tepër duhen”, tha një qytetare.

“Krahasuar me rrogat, çmimet janë të shtrenjta! Rrogën e këna 20 mijë denarë a çmimet sa janë? Nuk e di, shteti rrogat nuk i rrit më shumë, kurse privati çmimet i shton. Sa e keni vështirë? Po është vështirë, por kalojmë, normalisht, sa për të ngrënë. Për me bë luks nuk ia del për asgjë”, u shpreh nj qytetare.

“Për të siguruar ushqimin për momentin duhet së paku 550 euro në muaj edhe atë vetëm për dy persona. Kështu i kam bërë llogaritë e mia që në shpi jemi dy anëtarë të familjes. Paratë i harxhojmë në ushqim dhe barna, kurse më pak për gjëra tjera, veshjet apo rekreacioni”, tha një qytetar.

Svetllana Dimoski, nga Lidhja e Sindikatave tha se nga dhjetori deri në mars shpenzimet vetëm për ushqim dhe pije janë rritur gati 2 mijë denarë, përkatësisht 9,4% rritje nga shporta e konsumit. Sipas saj kjo rritje atribuohet pas heqjes së çmimeve të garantuara, të cilat u zgjidhën duart tregtarëve për të rritur sërish çmimet.

“Në pjesën e pagave, mund të them se ato rriten, por nuk janë të mjaftueshme dhe nuk e plotësojnë nevojën e shportës së konsumit minimal. Me harmonizimin e ri të pagës minimale tani në mars ka rritje, por kur shikohet se sërish dy paga minimale nuk mund ta shportën sindikale. Sipas analizave ekonomike, shifrat statistikore tregojnë se 60% e gjithsej të punësuarave në vendin tonë janë me pagë minimale. Rritja enorme e çmimeve ndihet në xhepat e qytetarëve, konkretisht kjo është më e theksuar në muajin mars kur autoritetet vendose të shfuqizojnë çmimet e garantuara dhe tregtarët sërish i rritën çmimet”, u shpreh Svetllana Dimoski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Rritja e çmimeve, thonë nga Sindikata, po ashtu kontribuon në humbjen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe qytetarëve. Prandaj, me rritjen e pagës minimale në mars 22.567 denarë, për 70 mijë të punësuar ata thonë se nuk do të ketë efekt pozitiv në rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve në vendin tonë. Lidhja e Sindikatave propozoi vazhdimin e masave për çmimet e garantuara deri në mesin e shatorit, datë e cila përkon me nisjen e plotë të zbatimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte, në mënyrë që punëtorët dhe qytetarët të jenë të mbrojtur nga shtrenjtime e shumta të gjërave elementare ushqimore./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *