Osmani pret që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës në prill

Lajme Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka përshëndetur miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyani, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian.

“Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin eKomisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ai ka uruaur që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në atë institucion evropian.

Kosova të mërkurën e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Hapi i radhës do të jetë më 18 prill, kur raporti do të votohet në Asamblenë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *