Deri në 3 muaj pritje për të marr pasaportën, qytetarët: Kemi mbetur si të burgosur

Lajme Maqedoni

Pritja dhe radhët për fotografim për dokumentet e udhëtimit është normalizuar, por jo edhe për marrjen e pasaportave në kohë. Qytetarët presin deri në tre muaj për të marrë pasaportat.

“Për pasaportë isha, në mënyrë të rregullt u fotografova me 16 janar dhe ja sot e mora. U deshtë të udhëtoj për 8 mars por asgjë, nuk e mora pasaportën dhe dështoi. Të burgosur jemi, nuk kam pasaportë, nuk mund të dal nga shteti, tani mundeni vetëm në Serbi dhe Shqipëri, tani që e kam pasaportën mund të shkoj gjithkund por për 8 mars, pagova në agjenci, dështoi gjithçka sepse udhëtohej nga Greqia deri në Turqi dhe më mbeti peng që nuk shkova me shoqet”, tha një qytetare.

“Dy muaj prita dhe sot e mora, në janar prita në kolonë në “Prolet” nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 9:00 dhe përfundova punë ndërsa tani ka rend më mirë është.
Por përsëri është kohë e gjatë pritja dy muaj apo?
Po e gjatë është.
A u duhej për udhëtim këto dy muaj?
Po kishim plan të udhëtojmë por asgjë, do të mbetet në shtator, tani jemi të lumtur por shumë pritet”, u shpreh një qytetar.

Për të evituar pritjen e gjatë për pranim të pasaportave, qytetarët në të shumtën e rasteve zgjedhin mënyrën e përshpejtuar për pasaportë edhe pse kushton më shtrenjtë se procedura e rregullt.

“Perse në mënyrë të përshpejtuar?
Sepse me duhej që të udhëtoj pasi erdha nga Gjermania dhe atje në ambasadë mora letër udhëtimi atje pasi nga 12 shkurti pasaporta ishte e pa vlefshme dhe duhet shpejtë që të mund të kthehem, sa kohë pritet për pranim? Nuk e di, sot u fotografova dhe më thanë pas datës 12“, tha një tjetër qytetar.

E shoh që i paskeni marrë pasaportat?
Po,
Sa kohë pritet?
U deshtë para dy javësh ta marr por nuk isha këtu, ishte në mënyrë të përshpejtuar.
A duhet të udhëtoni?
Po udhëtoj ndonjëherë”, theksoi një qytetar.

Pasaportë a keni?

Po kam por nuk ka afat, duhet të nxjerr por pres që të kalojnë rrëmujat sepse nuk e kam ndërmend të udhëtoj jashtë shtetit”, u shpreh një qytetare.

Nga MPB nuk tregojnë arsyet për vonesat, por thonë se deri tani janë dorëzuar rreth 1 milion e 433 mijë pasaporta me emrin e ri të shtetit. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *